"Kathimerini": Rama, Tadiç dhe Samaras janë vlleh

Në shkrim paraqitet shqetësimi i Rumanisë për të njohur pakica vllehe në vende të ndryshme të Ballkanit, midis të cilëve edhe në Serbi pak ditë më parë dhe në Shqipëri vitin e shkuar.
Gazetari Nicholas Mertzos shkruan se 40 vitet e fundit, vllehët kanë marrë bursa të shumta dhe privilegje të tjera në vendet e Ballkanit thjesht për shkak të origjinës së tyre. Por, siç thuhet, nëse në Greqi përpjekjet e vllehëve kanë dështuar disi, në Shkup dhe në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.
“Në kohët tonë, megjithatë, çështja nuk është e kufizuar në propagandën rumune. Në 25 vitet e fundit qendra të fuqishme të huaja bëjnë të pamundurën të njihen ndërkombëtarisht në Ballkan, një rast i veçantë "vllehët komb ndër-rajonal" me "pakicat" përkatëse në secilin vend të Ballkanit. Qëllimi është i qartë: të ketë grindje të brendshme në thellësi të çdo populli, në destabilizimin e shteteve individuale ballkanike veç e veç dhe në fund ndarjen e mëtejshme të Ballkanit”, shkruan gazeta e njohur greke.
Më tej thuhet se Gadishulli Ballkanik është një zonë kritike dhe gjeopolitike, sepse ajo është korridori strategjik për depozitat e Kaspikut dhe kontrollon sigurinë e energjisë së Bashkimit Evropian, dhe se tubacionet e gazit të ardhura nga vendet e Ballkanit shmangin Rusinë. Sipas shkrimit, në vendet e Jugosllavisë më vonë, në Austri dhe Hungari, vllehët mitikë kanë fituar pasuri të mëdha, banka të fuqishme, pallate dhe titujt e fisnikërisë në shtëpinë perandorake të Habsburgut.
Në shkrim përshkruhet gjerësisht roli dhe ndikimi i vllehëve në rajonin e Ballkanit përgjatë shekujve të fundit. “Për shembull, vllehët moderne në Ballkan ishin ministri i Jashtëm i Jugosllavisë Kochi Popovic dhe kryeministrin Hari Kostov në Shkup. Rrënjët vllehe në Serbi janë edhe presidenti aktual Boris Tadiç, në Shqipëri, kreu i opozitës Edi Rama dhe në Greqi, kryetari i Neo Demokratia, Antonis Samaras”, thekson.
Kliko linkun për të shkuar tek shkrimi origjinal
(http://news.kathimerini.gr/4dcgi/_w_articles_columns_2_08/03/2012_475047)
/përshtati S.Ll/Start/
2012-03-09 09:00