E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bringeus: S'ka BE për Serbinë pa e zgjidhur problemin e Kosovës

Ambasadori në largim i Suedisë në Beograd, Kristen Bringeus, është shprehur shumë qartë duke thënë se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e zgjidhur problemin e Kosovës. "Më lejoni të jem shumë, shumë i qartë - nëse Serbia nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Dhe ky nuk është kusht i ri. Ky është fakt, fakt i thjeshtë. Dhe kjo është këshillë që dua ta transmetoj", ka thënë ambasadori suedez për një televizion lokal të Serbisë. Bringeus ka thënë se pasardhësit të tij do t'ia përcjellë se duhet të bëjë trysni mbi Serbinë për të bërë reforma ekonomike dhe politike dhe të bëhet anëtare e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›