E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi/ Autobuzi bie në lumë, vdesin 16 turistë rus


Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e së martës në Turqi, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 16 turistë rusë. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të lajmeve, sipas të cilave autobuzi me të cilin po udhëtonin turistët doli nga rruga dhe ra në një lumë në rajonin e Antalias.
Turistët po udhëtonin nga Antalia drejt pjesës qëndrore të Turqisë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin nga autobusi i përmbysur trupat e viktimave dhe t'i transportojnë ato për në morg. Nga kjo ngjarje janë plagosur gjithashtu edhe të paktën 25 persona të tjerë. Mediat vizive lokale kanë transmetuar pamje nga vendi i ngjarjes, menjeherë pas aksidentit që ndodhi në orët e para të mëngjesit. Ndër të vdekurit, përfshihet edhe shoferi i automjetit si dhe udhërrëfyesi i këtij udhëtimi turistik. Antalia, vendi ku ndodhi tragjedia është një nga destinacionet më të populluara dhe më të frekuentuara përsa i përket turizmit dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë, nga vende të ndryshme të botës, si Gjermania, Rusia, Britania etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›