E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani – Rusi, marrëveshje për naftën e Arktikut

“Aleanca strategjike globale”parasheh shkëmbim ekspertizash në eksplorimin e rajonit. Kompanitë do të eksplorojnë në tre rajone, të njohura si  EPNZ 1,2,3- në të cepin kontinental rus në Arktik. Aty besohet se ka një pasuri prej miliarda fuçi naftë dhe gaz.

Për gjigantin energjetik britanik “British Petrolium” kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar që prej katastrofës në Deepwater Horizon, në Gjirin e Meksikës.

“Marrëveshja tregon që Rusia po merr një rol të madh në mesin e fuqive energjetike në botë”, theksoi Zv/kryeministri rus, Igor Seçin.

Ndërsa shefi ekzekutiv i “British Petrolium”, Bob Dudley, theksoi se “ky është një moment historik pwr BP-në”.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-15 10:33
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›