Felaj: Meta pushtet dhe presion për përfitime

“Pasi u kap gafil, i regjistruar në video, teksa përpiqej si ndonjë padrino i vërtetë i mafias të ushtronte presion mbi një ministër për t’u dhënë miqve të tij në këmbim të 700 mijë eurove, një koncesion për ndërtim hidrocentralesh, nga i cili edhe ai vetë është akuzuar se do të përfitonte 20% të të ardhurave, Ilir Meta shpresoi të përdorte një vendim inekzistent të Gjykatës së Apelit, si një gjethe fiku për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë”, theksoi deputetja Ermonela Felaj.
Sipas saj, pas publikimit të videos, shqiptarët kanë mundësinë të kuptojnë se si Ilir Meta ka vepruar në traditën më të mirë të një padrinoje të oborrit të Sali Berishës, duke përdorur pushtetin e presionin për përfitimin e tij personal. Për këtë arsye, kjo parti ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë mbi këtë blof të turpshëm të Ilir Metës. /S.Ll/Start/
2011-01-15 14:03
[