E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet kampi rom në Podgoricë, 800 romë mbeten të pastrehë

Barakat e kampit të rreth 800 romëve nga Kosova në Malin e Zi janë djegur dje nga një zjarr, shkaku i të cilit nuk dihet ende. Qindra romë kanë mbetur të pastrehë dhe për ta janë ngritur vetëm dhjetëra tenda të përkohshme. Kampi ishte vendosur në periferi të Podgoricës. Sipas burimeve zyrtare, zjarri nuk ka shkaktuar viktima. Në një raport të publikuar së fundi, Këshilli i Europës i kishte cilësuar kushtet e jetesës në këtë kamp çnjerëzore dhe të rrezikshme. Shefi i zyrës malazeze të refugjatëve, Zheljko Sofranaç, theksoi se ky incident do të përshpejtonte kërkimin e një zgjidhjeje të përhershme të problemit që përbën strehimi i këtyre familjeve dhe që Bashkimi Europian është i gatshëm ta mbështesë me rreth 2,5 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›