Britani, 60 të plagosur gjatë përgatitjeve për Krishtlindje
Rreth 60 persona janë plagosur ditën e shtunë në sheshin kryesor të Birmingamit. Mbi 25 mijë persona janë mbledhur në sheshin "Millenium" të Birminganit për të festuar ndezjen e dritave si edhe zbulimin e zbukurimeve të festës së Krishtlindjeve.
Por ky shesh sipas arkitektëve të qytetit nuk zë më shumë se 5 mijë njerëz. Për pasojë ky gëzim është kthyer në një tragjedi, pasi 60 personat e plagosur janë shtypur nga turma e cila ishte e bllokuar si edhe nuk kishte se si të lëvizte. Sipas raportimeve pritet që të shtohet bilanci i të plagosurve.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh kur në turma përfshihen persona Britanikë. Në vitin 1985, para finales Liverpool-Juventus e cila u zhvillua në stadiumin "Heysel" të Brukselit ndodhi një incident i të njëjtës natyrë por me pasoja shumë herë më tragjike. Tifozët britanik të Liverpoolit një orë para ndeshjes bllokuan portat hyrëse për tifozët rival të Juventusit. Më pas turma e tifozërisë britanike shkaktoi një tragjedi të vërtetë. Bilanci ishte fatal, 39 tifozë juventinë humbën jetën, ndërsa 600 të tjerë mbetën të plagosur.