Kosovë/ Voton Thaçi, apel për të pjesëmarrje në zgjedhje

Kryeministri Hashim Thaçi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar sot në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë për zgjedhjet lokale. Kryeministri kosovar i ka bërë apel qytetarëve të dalin dhe të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet lokale. "Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën , një ditë feste. Për të arritur në këtë ditë kemi punuar të gjithë. Kemi punuar për të pasur zgjedhje me standarde", tha kryeministri. Hashim Thaçi tha se komunitetet në Kosovë janë të barabartë. Ai u shpreh i sigurtë se procesi zgjedhor do jetë i suksesshëm.
Gazetarja e "Ora News" e dërguarnë Prishtinë, Edlira Prendi njofton se deri tani nuk është shënuar asnjë incident në zgjedhjet lokale që po zhvillohen në Kosovë. Për ruajtjen e sigurisë publike në Kosovë janë angazhuar 5 mijë forca policore .
Në zonat me popullsi shumice serbe, një numër i ulët qytetarësh ka marrë pjesë në votime. Mbi 1.5 milion qytetarë me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e komunave dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike.
Janë këto zgjedhjet e para të cilat në Kosovë organizohen dhe administrohen nga vetë kosovarët pas shpalljes së pavarësisë, ndërkohe që ndërkombëtaret do të kenë vetëm një rol vëzhgues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces normal zgjedhor.