E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa: Casillas më i miri në botë

Sulmuesi i Valencias, David Villa, e ka vlerësuar portierin e Real Madridit, Iker Casillas, si më të mirin në botë.
Villa dhe Casillas dje ishin pjesë e kombëtares së Spanjës që mposhti Argjentinën me rezultat 2-1.
"Casillas është më i fuqishmi prej të gjithëve. Kam parë disa lojtarë të cilët bëjnë disa mbrojtje si ai. Por, për momentin ai e mban pozitën para Gigi Buffon (Juventus) dhe Julio Cesar (Inter Milan)", ka thënë Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›