E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, Kameron në Parlament për skandalin e përgjimeve

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, do t`i drejtohet sot parlamentit, ku do të përballet me pyetjet e lgjivënësve për skandalin e perandorisë mediatike të Rupert Mërdokut. Pritet që në seancën e sotme, kryeministrit britanik t`i kërkohen sqarime përse e ka punësuar Endi Koulsonin, ish-redaktorin e “News of the World”.

Të martën, shefi i “News Coropration”, Rupert Mërdok, dhe ish-shefja për Britaninë e kësaj kompanie, Rebeka Bruks, kanë kërkuar falje para një paneli parlamentar britanik në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.

Provat kanë treguar se “Neës of the World” ka përgjuar mesazhet me zë të mbi 4,000 njerëzve, përfshirë figurat publike, familjarët e ushtarëve britanikë të vrarë në luftë e të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›