Obama: Progres në bisedimet mbi borxhin

Presidenti amerikan, Barack Obama foli për "pak progres" në bisedimet mbi borxhin, në një kohë kur SHBA kanë hyrë në orën e skadimit të afatit për rritjen e tavanit të borxhit kombëtar.
Nga Shtëpia e Bardhë, Obama përshëndeti një plan të hartuar nga një grup senatorësh për të shkurtuar deficitin buxhetor dhe për të ngritur kufirin e tij.
Ndër të tjera Obama u bëri thirrje liderëve të Kongresit që të lënë mënjanë "gjestet simbolike" dhe të fillojnë të shkruajnë legjislacionin.
Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të pësojnë një "default" të borxhit nëse Kongresi nuk ngre kufirin e tij para datës dy gusht.