Kontrolli kufitar, KE kërkon llogari ndaj Danimarkës

Komisioni Evropian nuk është i bindur se rivendosja e kontrollit kufitar nga Danimarka është e justifikuar. KE, e cila monitoron respektimin e marrëveshjeve të BE-së, dyshon se Danimarka me këtë veprim ka thyer rregullat e "Marrëveshjes së Shengenit" për kufij të hapur.
"Danimarka duhet të dëshmojë faktet të cilat kanë çuar situatën deri në vendosjen e kontrollit në kufij", thuhet në komunikatën e KE-së.
Nga ana tjetër, qeveria daneze e ka justifikuar këtë veprim si masë shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Komisionerja për Çështjet e Brendshme në BE-së, Cecilia Malmstrom bëri thirrje për monitorim strikt ndaj autoriteteve daneze.
Politikanë nga Gjermania dhe vende të tjera i kanë kërkuar Danimarkës që të respektojnë marrëveshjen e Shengenit, nënshkruar në vitin 1995, e cila detyron heqjen e kufijve të brendshëm dhe lejon udhëtimin e lirë vetëm me pasaportë thuajse në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore.