Britani Pergatitjet per dasmen e princit Uilliam me Kejt Midellton
Dasma e Princit Uilliam me Kejt Midellton me 29 prill do te jete e mbushur me pompozitet me nje ceremoni jo teresisht tradicionale e cila do te perfundoje me nje mbremje vallezimi ne Pallatin Bakingam. Zyrtaret e Pallatit thane se ceremonine fetare per bashkimin e ciftit do ta drejtoje Peshkopi i Kanterberit Rouan Uilliams. Martesa fetare e ciftit 28-vjecar do te behet ne Katedralen Uestminster. Por ndryshe nga tradita mbreterore nusja do te mberrije ne ceremoni me makine ne vend te karroces prej xhami. Kjo eshte nje perpjekje e familjes mbreterore qe ceremonia te mos duket aq luksoze ne kushtet e krizes ekonomike qe po perjeton Britania. Megjithate te porsamartuarit do te kthehen ne Pallatin Bakingam me nje karroce e cila do te kaloje permes Londres duke u dhene mundesine shume londinezeve dhe turisteve te shohin ciftin mbreteror.