Qeveria ne ikje rrit pagat opozita e quan vendim per fushate

Kryeministri dhe qeveria ne doreheqje e Kosoves kane marre vendim per rritjen e pagave per disa nga kategorite qe paguhen nga buxheti. Vendimi eshte marre serish ne kohen kur qeveria eshte ne doreheqje dhe ne kohen kur eshte hapur fushata per zgjedhjet e pjesshme
Qeveria ne doreheqje e Kosoves ka marre vendim per ngritje pagash per kategorite qe paguhen nga buxheti konform premtimeve te kryeministrit ne largim Hashim Thaci qe i kishte bere gjate fushates per zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ky vendim nga Lidhja Demokratike e Kosoves eshte cilesuar pa legjitimitet dhe ne funksion te fushates dhe politikes ditore.
Kryeministri dhe qeveria ne doreheqje e Kosoves kane marre vendim per rritjen e pagave per disa nga kategorite qe paguhen nga buxheti. Vendimi eshte marre serish ne kohen kur qeveria eshte ne doreheqje dhe ne kohen kur eshte hapur fushata per zgjedhjet e pjesshme te 9 janarit andaj edhe eshte kritikuar nga partia e dyte Lidhja Demokratike e Kosoves.
Sidoqofte kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci thote se ai nuk po ben fushate por po merr vendime si kryeminister qe do te jete ne krye te qeverise edhe per mandatin e ardhshem katervjecar.
Propozimi perfshin rritje te pagave ne sektorin e arsimit parauniversitar ne ate te shendetesise sherbimin civil zjarrfikesit sherbimin korrektues veteranet e luftes ne perputhje me Ligjin per vlerat e luftes familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes por edhe minatoret sipas memorandumit te nenshkruar. E di se ka pasur zera se keto jane vetem premtime elektorale por sot keto jane vendime shteterore - deklaron Thaci.
Vendimi per rritje pagash eshte cilesuar pa legjitimitet nga ana e Lidhjes Demokratike te Kosoves. Nenkryetarja e kesaj partie Teuta Sahatcia thote se kemi te bejme me nje vendim te papergjegjshem dhe ne funksion te fushates elektorale. Ajo rikujton edhe faktin se buxheti i vitit 2011 ende nuk eshte i aprovuar kurse kryeministri sipas saj e ka vene ate ne sherbim te politikes ditore. Mendoj qe edhe ky deklarim i Kryeministrit te veteshkarkuar apo te qeverise ne doreheqje eshte nje vendim qe nuk ka legjitimitet. Ky kryeminister ne doreheqje nuk ka kapacitet qe te vendose per buxhetin. Fatkeqesia jone eshte qe buxheti sot konsiderohet si mjet politik per zgjedhjet dhe jo si buxhet i cili duhet te shpenzohet ne menyre te pergjegjshme - thote Sahatcia.
Sidoqofte sipas vendimit te qeverise ne doreheqje duke filluar nga 1 janari sektori i arsimit parauniversitar dhe familjet e deshmoreve dhe invalideve te luftes do te marrin page ne ngritje prej 50 per qind. Policia e Kosoves do te kete ngritje pagash per 40 per qind. Kurse sherbyesit civile zyrtaret doganore shendetesia si dhe zjarrfikesit - ngritje prej 30 per qind. Ngritja e pagave iu premtua edhe minatoreve kurse per pensionistet u tha se ata duhet te presin miratimin e ligjit qe rregullon kete sektor.