E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve vendimi per rastin Medicus pas 15 ditesh

Ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine ka vazhduar seanca e konfirmimit te aktakuzes lidhur me nje rrjet te dyshuar per trafikim me organe te njerezve i njohur ndryshe si rasti Medicus. Shtate shtetasit e Kosoves te cilet dyshohet te jene te perfshire ne aktivitete te ndryshme te trafikimit me organe jane paraqitur para gjyqtarit per konfirmim te aktakuzes.

Nje gjykates i Bashkimit Evropian Victor Paradal ka kryesuar te enjten seancen degjimore per konfirmimin e akuzave te ngritura kunder shtate kosovareve te dyshuar se jane pjese e nje rrjeti nderkombetar te perfshire ne trafikimin e organeve njerezore.

Ne seancen qe u mbajt ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine prokurori i BE-se Jonathan Ratel ka thene se njerez te varfer ishin sjelle ne Kosove nga vendet e jashtme me premtime te rrejshme per te marre pagesa per veshkat e tyre organe keto te cilat pastaj u jane shitur pranuesve per transplantime te paligjshme.

Ne aktakuze thuhet se viktimat vinin kryesisht nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia nga nje jete ne kushte ekstreme te varferise. Atyre u premtohej nje shume deri ne 14500 euro per veshkat e tyre kurse pranuesit sipas aktakuzes paguanin midis 80000 dhe 100000 euro. Zoti Ratel ka sqaruar se hetimet per kete rast kishin nisur ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines ne nentor te 2008-es kur nje i ri turk ishte alivanosur ne pranine e policeve kufitare. Prokuroria pretendon se atij vetem disa ore me pare i ishte hequr veshka ne kliniken private Medicus ne periferi te Prishtines.

Ky qytetar turk ka shpetuar pas ndihmes mjekesore qe kishte marre kurse pranuesi i veshkes se tij nje izraelit me emrin Bezelel Shafran sipas prokurorit Ratel ka nderruar jete. Pervec shtate kosovareve njeriu qe cilesohet te jete kryesori eshte nje mjek turk me emrin Yusuf Sonmez i cili sipas prokurorise ka qene i perfshire dhe eshte pjesemarresi kyc ne operacionet qe jane bere ne kliniken Medicus.

Sonmez eshte ne arrati. I njejti sipas prokurorit te EULEX-it eshte duke u kerkuar edhe nga Interpoli ne menyre qe te sillet ne banken e te akuzuarit. Pas seances se sotme gjykatesi ka 15 dite per te vendosur nese aktakuza mund te konfirmohet per te nisur nje proces gjyqesor.

Zedhenesja e EULEX-it per ceshtje te drejtesise Kristina Herodes jep me shume hollesi..

Seanca degjimore e konfirmimit te aktakuzes sot ka marre fund por tani gjykatesi ka afat kohor prej 15 ditesh per te marre vendim per te konfirmuar ose per te hedhur poshte akuzat. Do te jete nje vendim me shkrim nga gjykatesi i cili do tu komunikohet paleve te perfshira ne kete rast - ka deklaruar Herodes.

Avokatet mbrojtes te te dyshuarve kane hedhur poshte akuzat duke i cilesuar ato si te paargumentuara.

Bajram Tmava avokat mbrojtes i te akuzuarit Lutfi Dervishi udheheqes i klinikes Medicus ka thene se shume fakte te cilat jane permendur ne aktakuze nuk qendrojne.

Prokurori publik e ka lexuar aktakuzen dhe i ka paraqitur provat ne te cilat e ka bazuar aktakuzen. Nderkaq ne avokatet mbrojtes ato prova i kemi kundershtuar i kemi kundershtuar me argumente duke menduar se aktakuza nuk ka prova ne te cilat mbeshtetet dhe nuk ka faktet. Nje pjese te fakteve i kemi kontestuar si prova te papranuara si ceshtja e kontrollimit te klinikes lsquoMedicus nga ana e organeve dhe policise gjyqesore. Ata prova jane bere pa prezencen e avokateve mbrojtes dhe pa urdher te gjyqtarit hetues dhe i kemi konsideruar si prova te papranuara - ka thene Tmava.

Ne fund te vitit te kaluar prokurori i EULEX-it ne nje seance degjimore shtate te akuzuarve ua ka lexuar aktakuzen prej pese pikash.

Ata akuzohen per veprat penale krim te organizuar trafikim te qenieve njerezore transplantim te organeve ushtrim te veprimtarise mjekesore ne menyre te paligjshme dhe shperdorim te detyres zyrtare ne rastin e klinikes Medicus ne te cilen sipas prokurorise jane kryer te pakten 30 operacione te paligjshme.

Te akuzuarit jane Lutfi Dervishi Arban Dervishi Ilir Rrecaj Sokol Hajdini Islam Bytyci Sylejman Dula dhe Driton Jilta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›