E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton pengmarrja drame e shkurter ne avionin turk

Pasagjeret ne bordin e nje avioni turk kane arritur te ndalojne nje person qe u perpoq te merrte kontrollin e fluturimit nga Norvegjia ne Stamboll. Njoftimet bene te ditur se nje shtetas turk i cili kishte mbuluar fytyren u perpoq te hynte me force ne kabinen e pilotit duke thene se kishte nje bombe. Ai tha se kishte kerkuar qe avioni te kthehej ne Oslo.

Pasagjeret e tjere arriten ta ndalnin turkun i cili u arrestua kur avioni zbriti ne Turqi.

Gjate incidentit nuk pati te lenduar. Eser Kurkcu nje pasagjer ne fluturimin ne fjale e pershkroi keshtu ngjarjen Nje burre filloi te bertiste nga fundi i avionit. Ai i therriste personelit qe ta kthente avionin ne Oslo. Ai kishte mbuluar fytyren me shall. Zoti Kurkcu me pas tregon momentin kur personi u ndalua Personi qe e ndaloi ate e paralajmeroi disa here. Ai beri sikur po i tregonte nje liber dhe pastaj kerceu mbi te.

Ai ishte nje burre i madh ndaj edhe personi qe u perpoq te hynte ne kabine nuk mundi te levizte - tha Eser Kurcku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›