Serbi, 51% e serbëve nuk do ta dorëzonin Mlladic
BEOGRAD-Më shumë se gjysma e serbëve, saktësisht 51 %, nuk do ta dorëzonin të akuzuarin nga Tribunali i Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, Ratko Mlladic. Vetëm shtatë përqind e banorëve serbë do ta tregonin vendodhjen e tij që të merrnin më pas shpërblimin prej 10 milionë eurove.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga sondazhi i opinionit publik i realizuar në fillim të majit. Të dhënat përmes një interviste për mediat serbe i ka publikuar, Presidenti i Këshillit Kombëtar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe Ministri për Punë Sociale në Serbi, Rasim Ljajic.
Sipas Lajic, vetëm 34 % e serbëve e mbështesin arrestimin e tij, ndërsa 40 % e tyre besojnë se ai është një hero i akuzuar.
Ndërkaq, vetëm 29 % e serbëve besojnë që qeveria e tyre do ta gjejë dhe më pas arrestojë Ratko Mlladic. Sipas Lajic, këto të dhëna janë më shumë një reagim i qytetarëve të Serbisë ndaj situatës së rëndë ekonomike dhe sociale.
“Ambienti është i tillë që qytetarët kërkojnë për fajtorë për paknaqësitë e tyre,” ka thënë Rasim Lajic.
Sipas ministrit serb, banorët e Serbisë mendojnë që për këto çështje janë fajtorë pushteti dhe presionet e bashkësisë ndërkombëtare.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)