Britani, alarm për rikthimin e virusit vdekjeprurës të antraksit
Autoritetet britanike të shëndetësisë deklaruan ditën e premte një gjendje kujdesi të lartë dhe alarmi për përdoruesit e drogës pasi një përdorues heroine në Londër rezultoi pozitiv në testet për infeksion nga antraksi. Virusi vdekjeprurës ishte gjetur në trupin e të infektuarit pasi kishte injektuar në trup një sasi heroine.
çështja që rezultoi antraks u konsiderua fillimisht si një injeksion droge në Angli deri në momentin kur nëntë persona vdiqën në Skoci dhe një tjetër në Gjermani gjatë dhjetorit dhe janarit. Ky fakt tregon se heroina e përzier me këtë lëndë qarkullonte nëpër Evropë. Lajmi u njoftua ditën e premte përmes një deklarate nga Agjencia për Mbrojtjen e Shëndetit, (HPA).
Autoritetet evropiane të shëndetësisë besojnë se muajin e kaluar një kontingjent heroine që ishte përzier me antraks, një bakterie tepër e zakonshme sporet e të cilët mund të përdoren si armë biologjike.
Agjencia për Mbrojtjen e Shëndetit deklaroi se 19 rastet me antraks ishin konfirmuar në Skoci dhe gjithashtu ngjashmëri mes tyre dhe rasteve në Londër dhe se heroina, apo një element që ishte përzier me heroinën, do të ketë qenë burimi i infeksionit.