Britani, arrestohen 7 persona për terrorizëm

Policia britanike ka arrestuar në Birmingam gjashtë meshkuj dhe një femër, të cilët akuzohen për terrorizëm.
Meshkujt mes moshës 25 deri në 32 vjeç, të lidhur me ekstremizmin islamik, janë arrestuar me akuzën e bashkëpunimit për një atentat terrorizmi në Britaninë e Madhe.
Ndërsa gruaja 22 vjeçare, është akuzuar sepse nuk ka denoncuar veprimtaritë që bien në kundërshtim me ligjin për terrorizmin.
Të arrestuarit gjykohen si ndër bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të vitit.