Iran, varen 22 të dënuar për drogë

22 të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, janë ekzekutuar me varje në Iran. Një e përditshme informon se 22 personat u ekzekutuan, ditën e dielë në burgun Evin në Teheran dhe në burgun Karaj, i cili ndodhet 45 kilometra në perëndim të Teheranit.
Por, autoritetet e Iranit, zyrtarisht nuk e publikojnë numrin e ekzekutimeve në vend, por grupet për të drejtat e njeriut thonë se, prej fillimit të vitit, janë varur një numër i të dënuarve.
Krimet që dënohen me vdekje në Iran janë trafikimi i lëndëve narkotike, vrasja, dhunimi, plaçkitja e armatosur dhe rrëmbimi.