E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, arrestohet anëtari i bandës së Tan Kateshit

Policia britanike ka arrestuar mbrëmjen e djeshme, anëtarin e fundit të lirë të bandës famëkeqe të Tan Kateshit.
 

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Ndriçim Sadushi, një prej njerëzve me të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
 

Policia britanike tha se Sadushi u vu në pranga pranë banesës ku jetonte në Londër.
 

Sadushi kërkohet nga drejtësia Shqiptare për tre vrasje dhe një tentativë vrasjeje në vitin 1997.
 

Ai kërkohet edhe nga autoritetet italiane për pastrim parash dhe trafik droge.
 

Ndriçim Sadushi do dalë sot para gjykatës në Westminster për masën e ekstradimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›