Operacioni uniformat blu arrestojne te shume kerkuarin Ervin Ferhati

Policia e Tiranës i dorëzon drejtësisë italiane një shqiptar të kërkuar dhe dënuar me 20 vite burg për akuzat e trafikut të drogave, prostitucionit dhe pastrimit të parave. Ervin Ferhati është arrestuar nga skuadra e operacioneve speciale dhe kërkimit në bashkëpunim me Interpolin e Romës. Po kështu Policia e Tiranës arrestoi 4 autorët e grabitjes së ndodhur në banesën e Bujar Toçillës, në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Ndërkohë, po nga këto struktura u realizua kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes me armë të një pike lojrash fati e ndodhur dje në mesditë në afërsi të rrugës “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.
Ndërkohë që në njoftimin e saj Policia e Tiranës, bëri me dije dhe lidhur me detaje të vrasjes së oficerit të burgjeve, Ymer Hajdari. Sipas policisë, paraprakisht, dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje. Aktualisht strukturat e Policisë po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje mbi këtë vrasje si dhe mbi autorët e mundshëm të saj. Ndërkohë që automjeti, po i nënshtrohet ekspertizës dhe njëherazi materialet i kaluan Prokurorisës së Rrethit Gjyqsor Tiranë.