E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 13 mije qytetare jane punesuar brenda 2011

Nga rreth 143 mijë qytetarë, të cilët kanë kërkuar punë pranë zyrave rajonale të punësimit vitin e shkuar rreth 13 mijë prej tyre kanë arritur të punësohen. Këto të dhëna u bënë publike gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, ku u theksua se numri më i madh i punëkërkuseve i përket grupmoshës mbi 45 vjeç, ndërkohë që numri më i madh i të punësuarve është regjistruar në industrinë përpunuese.

Për periudhën janar –dhjetor 2011 pranë zyrave të punësimit janë shpallur rreth 16 mijë oferta pune, ku numri me i lartë i tyre i përket Tiranës e Durrësit, ndërsa numri mëi ulët është regjistruar në Dibër dhe Kukës.

Ndërkohë që sipas të dhënave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës vihet re një tendencë në rritje e numrit të aksidenteve në pune. Vitin që lamë pas janë regjistruar 126, ndër të cilët 26 kanë përfunduar me humbje jete. Sektorët më të prekur janë ndërmarrjet prodhuese, minierat e ndërtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›