E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim brenda familjes në Tiranë, burri godet gruan me sopatë

Një krim brenda familjes është shënuar vetëm pak caste më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Varrit të Bamit", prane shkollës "Hasan Prishtina", ku pas një debati të fortë mes bashkëshortësh, burri ka goditur të shoqen, Shqiponja Qershori me sopatë, duke e lënë të plagosur. Ndërkohë gruaja është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, nga ku bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, Ramiz Qershori. Ndërkaq vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›