E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, deputetët duhet të kthejnë paratë

Parlamenti britanik rifillon punimet të hënën pas pushimeve të verës.
Shumë deputetë do të përballen me fatura të reja për të shlyer disa mijëra stërlina që i kanë marrë për shpenzime në të kaluarën.
Sistemi i shpenzimeve të deputetëve u rishikua gjatë verës pas zemërimit të publikut me përmasat dhe natyrën e disa prej këtyre shpenzimeve. Tashmë janë vendosur kufizime retrospektive për disa shpenzime, përfshirë mirëmbajtjen e kopshtit apo pastrimin.
Besohet se disa qindra deputetë, mes tyre dhe kryeministri Gordon Brown, mund ta kenë kaluar limitin dhe duhet t'i kthejnë fondet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›