E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset memorandumi Min. e Jashtme-Agjenci Turizmi

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Agjensisë Kombëtare të Turizmit për promovimin e një sektori të rëndësishëm siç është turizmi. Këto dy institucione vlerësuan rolin e turizmit në ekonominë shqiptare dhe mundësitë që ofron vendi ynë për turizmin.
Drejtoresha e agjensisë kombëtare të turizmit Nada Kallçiu u shpreh se thelbi i kësaj marrëveshjeje është shpërndarja e programeve turistike prej përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në vendet e huaja.
Vendi ynë ofron mjaft mundësi për turistët dhe pikërisht për këtë ky bashkëpunim pritet të pasohet prej nismave të tjera promovuese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›