E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani: Çdo 20 minuta një fëmijë sulmohet seksualisht

Çdo 20 minuta regjistrohet një sulm seksual ndaj fëmijëve në Britaninë e Madhe dhe Uells. Të dhënat e publikuara sot nga policia, i përkasin vitit 2010/2011. Sipas përllogaritjeve 444 sulme regjistrohen çdo javë.

Rreth 23.000 fëmijë janë raportuar si viktima të sulmeve seksuale në Britaninë e Madhe dhe në Uells gjatë vitit 2010/2011, por më pak se 10% e rasteve kanë përfunduar në bindje.

Ka patur rreth 4.976 viktima të moshës 10 vjeç dhe më poshtë.

Të dhënat e policisë flasin për gjashtë herë më shumë raste të raportuara ndaj vajzave në krahasim me sulmet ndaj djemve. Statistikat i përkasin të dhënave të grumbulluara nga 43 stacione policore.

Institucionet e edukimit kanë kërkuar menjëherë rritje të normave të dënimit për të mbrojtur fëmijët. Sipas një zëdhënesi të qeverisë, ka filluar trajtimi serioz i situatës, me qëllim që kjo të mos kthehet në një sëmundje kronike.

Në përgjithësi ka pasur 54,982 sulme seksuale vitin e kaluar. Shumica e fëmijëve janë të moshës 11 deri në 17 vjeç.

Njësia më e madhe policore britanikë, Policia Metropolitane ka marrë numrin më të madh të denoncimeve, rreth 3420.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›