Clinton: SHBA është përkrahë Kosovës

Takimi Clinton –Thaçi ka filluar sonte në orën 20:00 sipas kohës tonë dhe ka zgjatur më shumë se 35 minuata sa ishte paraparë.
Sekretarja Hillary Clinton në konferencën e përbashkët për media deklaroi se SHBA mbështetë fuqishëm popullin e Kosovës, si dhe sovranitetin dhe integritetin e saj. Ajo falënderoi kryeministrin Thaçi për të arriturat e Kosovës, tha se vendi i saj mirëpret rezultatet e Marrëveshjes së arritur në Bruksel, në mes të ekipit negociator të Prishtinës e Beogradit dhe tha se pret implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve.
“Autoritetet kosovare po ndërtojnë institucionet vendase dhe shtetin ligjor për një Kosovë të qëndrueshme te gatshme për bashkëpunim dhe integrim në komunitetin ndërkombëtar. SHBA qëndrojnë pranë jush dhe ne përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian për studimin e fizibilitetit”, tha Clinton,
Clinton tha se mbështet rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke deklaruar se Grupi i Kontaktit po punon në përfundimin e Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës nga ana e tij falënderoi SHBA-të dhe personalisht Sekretarja Hillary Clinton për kontributin e sajë për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuadër ai shtoi se, “Vizioni ynë për Kosovën është për marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të mirë”.
Para takimit me Clinton, Thaçi u takua me kongresmenët demokratë Eliot Engel dhe Jim Moran.
Nesër në Washington, kryeministri Hasshim Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, kurse të premten pritet të takoi presidentin e amerikan Barack Obama.
Kreu i qeverisë së Kosovës do të këtë një sërë takimesh, pos tjerash ai në New York do të takoi edhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.
Thaçi takoi sekretaren amerikane Clinton
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton priti para pak çastesh në zyrën e saj Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.
Takimi Clinton –Thaçi ka filluar sonte në orën 20:00 sipas kohës tonë dhe ka zgjatur më shumë se 35 minuata, sa ishte paraparë, pritet çdo moment konferenca për media.
Pas takimit, Thaçi dhe Clinton pritet të dalin para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.
Nesër në Washington, kryeministri Hasshim Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, kurse të premten pritet të takoi presidentin e amerikan Barack Obama.
Kreu i qeverisë së Kosovës do të këtë një sërë takimesh, pos tjerash ai në New York do të takoi edhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Thaçi takohet me Clinton
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të pres në zyrën e saj Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas një njoftimi të State Department, takimi Clinton –Thaçi do të fillojë sonte në orën 20:00 sipas kohës tonë dhe pritet të zgjasë rreth 35 minuta.
Pas takimit, Thaçi dhe Clinton pritet të dalin para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.