Britani e Madhe, kryeministri Gordon Braun dëshmon për Irakun
Kryeministri britanik, Gordon Braun po dëshmon para Komisionit, që po heton luftën në Irak. Ai po pyetet nëse e ka çuar në gijotinë buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, nëntë muaj pas pushtimit të Irakut. Roli i zotit Gordon Braun në luftën në Irak ka qënë më pak i analizuar sesa ai që ka patur Tony Blair. Por shumë familje të ushtarëve të vrarë, e cilësojnë atë përgjegjës për mungesat që ka patur në pajisjet e ushtarëve.