Britani e Madhe lirohet Abu Qataba

Eshtë tashmë një njeri i lirë Abu Katada, njeriu i cili në gjysmën e viteve ’90 konsiderohej si ambasadori i Al Kaedës në Europë. Një ditë ëm parë predikuesi radikal islamik, ka lënë burgun e sigurisë së lartë në Long Lartin pasi gjykta britanike i ka dhënë atij lirinë me kusht si dhe ka pranuar apelin e tij për të mos u ekstraduar në Jordani. Kjo ëshët konsideruar si nëj dështim për qeverinë e Kamerun, e cila nga ana e saj ka deklaruar se nuk do të dorëzohet. Zëvendës kryeministri Nik Kleg ëshët shprehur se do të kundërshtojnë vendimin, pasi ky njeri nuk i përket Britanisë së Madhe dhe duhet të largohet. Katada është një person i rrezikshëm, i dyshuar për terrorizëm dhe i akuzuar për krime shumë të rënda në Jordani. Ëshët shprehur ministrja e brendshme britanike. Një mendim ky që i përket dhe një pjese të madhe të popullit britanik që kanë shprehur indinjatën e tyre me protesta. Ka më shumë se dhjetë vjet që Britania e Madhe po përpiqet të ekstardojë Katadën në vendlindje ku akuzohet për komplote terroriste. Katada do të ketë një kushtëzim orareshd he do të jetë i detyruar të mbajë një byzylyk elektronik që do të tregojë vendodhjen e tij si dhe do të ketë një numër të kufizuar dhe të kontrolluar vizitash. Gjykatësi që ka vendosur për lirinë me kusht dhe për mos ekstradim u ka dhënë të drejtë avokatëve të imamit sipas të cilëve ai nuk do të kishte një proces të drejtë gjyqësor nëse do të ekstradohej në Jordani. Vendimi është vetëm goditja e fundit pas një epopeje ligjore që zgjat prej më shumë se dy vejtësh. Në muajin maj Gjykata e Strasburgut kishte dhënë aprovimin për ekstradimin, i cili u kundërshtua nga avokatët e Katadës. Në muajin maj atij i ishte mohuar liria me kusht pasi përbënte rrezik në një periudhë kur në vend organizoheshin lojërat olimpike. Emri i Katadas shfaqet në hetimet më delitake të viteve të fundit.