Hollande BE dhe FMN te ndihmojne Greqine

Presidenti i Francës Fransua Hollond ka mbrojtur arritjet e bëra nga qeveria e tij deh i ka bërë thirrje Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që të lëshojnë ndihmën e radhës për Greqinë.
“Pushteti ka ndryshuar, por jo realiteti. Kështu që unë e kuptoj pse francezët janë të shqetësuar për krizën. Si dhe dyshimet e tyre për aftësinë e polotikës për ta tejkaluar këtë krizë. Por çështja më kryesore për mua nuk është opinioni i sotëm, por shteti që do të jetë Franca në këto pesë vjet. Misioni im është i thjeshtë, rimëkëmbja e ekonomisë, dhe reduktimi i papunësisë, dhe janë vetëm këto rezultate që unë pres që të gjykohen.
Sipas sondazheve më të fundit mbështetja ndaj Hollond ka rënë në mënyrë dramatike që nga zgjedhjet presidenciale të 22 majit. Hollond ka mirëpritur miratimin e një sërë reformasgh nga parlamenti grek, duke thënë se tashmë është radha e komuniteti ndërkombëtar që të bëjë lëvizjen e tij. Duke ripërsëritur dhe njëherë përpjekjet për reduktimin e deficitit të Francës ai i ka kërkuar qeverisë që të shpenzojë sa më pak. Por presidenti francez në deklaratën e tij për shtyp ka folur dhe për situatën në Siri. Franca aktualisht është bërë vendi i parë në Europë që ka njohur koalicionin e opozitës siriane si përfaqësuesen ligjore të vendit. Grupet e opozitës në Siri kanë firmosur një marrëveshje në Doha, Katar disa ditë më parë duke u shpallur si përfaqësuesit e vetëm të popullit sirian dhe si një qeveri e përkohshme e një Sirie demokratike në pritje të rrëzimit të qeverisë së Asad.
“A nënkupton kjo që ne do të vazhdojmë me një ndërhyrje ushtarake. Po ju përsëris dhe njëherë që do të ketë një ndërhyrje vetëm nëse Këshilli i Sigurisë vendos për një gjë të tillë. Për momentin një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi Rusia vazhdon ta kundërshtojë këtë”.
Hollond u shpreh se Parisi do të merrej me cështjen e armatosjes së Këshillit Kombëtar Sirian vetëm pasi të jetë krijuar një qeveri tranzicioni.