Ruli Skema financuese per ngritjen e thertoreve moderne
Qeveria shqiptare do të aplikojë që nga janari i vitit që vjen, skema mbështetëse për ngritjen e thertoreve moderne , që do të rrisin standardet e sigurisë ushqimore. Këto skema do të mbështeten me asistencë fiannciare të Bashkimit Europian. Një gjë e tillë ëhstë bërë e ditur nga ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë vizitës që ka bërë në një prej thertoreve më të mëdha dhe në vend. E vendosur në Arbanë të Tiranës, thertorja e ngritur nga një sipërmarrës privat, ka kapacitet prej 150 krerë në ditë dhe mbi të gjitha ruan cilësinë dhe sigurinë për konsumatorët.
Investimi për ngritjen e kësaj thertoreje moderne ka nisur në vitin 2009, ndërsa therja e kafshëve ka nisur në maj të vitit 2011. Ky investim ka vlerën e rreth 900 mijë eurove.
Në fillim të muajit shtator nisi zbatimi i Aktit Normativ “për disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit të tyre”. Deri më tani janë më shumë se 1 mijë e 400 subjekte që therin dhe tregtojnë mish të kontrolluara. Për pjesën më të madhe është vendosur urdhër bllokimi dhe në disa raste është kryer dhe prishja e ambienteve ku kryhej ky aktivitet i paligjshëm.