E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, fëmija nëntë muajsh shitet për prostitucion



Vitin e kaluar në Britaninë e Madhe të paktën pesë mijë fëmijë qenë të destinuar për të ushtruar prostitucionin e të miturve.
Përsa i përket numrit të madh të famijëve të vitit të kaluar për ushtrimin e prostitucionit, mes tyre ka figuruar edhe një fëmijë nëntë muajsh.
Lajmin për këtë skandal e bëri të ditur në numrin e sotëm prestigjozja "The Sun", e cila saktesoi se vogëlushi është shpëtuar nga shërbimet sociale të Lambeth, në Londër.
"Janë të paktën pesë mijë fëmijë të shfrytëzuar seksualisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Fëmijët vijnë nga klasa sociale të ndryshme dhe është tepër e rendesishme të nenvizohet se nuk ka një 'tip' fëmije që është më i rrezikuar", pohoi Katherine Hill e "Children's Society".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›