E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja përgëzon vendimin e BE-së në lidhje me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën raportin e Bashkimit Europian në lidhje me programin bërthamor të Iranit.
Në raport u theksua se Bashkimi Europian ndjehej "thellësisht e shqetësuar" përsa i përket situatës akoma të pazgjidhur.
Shtëpia e Bardhë nëpërmjet zëdhënësit të saj, Robert Gibbs përgëzoi qëndrimin e Unionit Europian dhe ritheksoi se nëse Teherani nuk do të ndalë ambiciet e tij nukleare duke respektuar kërkesat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara atëherë do t'i duhet të përballet me pasojat që mund të sjellë ky qëndrim.
Para deklaratës së Uashingtonit dhe BE-së, Ministria e Jashtme franceze nëpërmjet zëdhënësit të saj Bernard Valero u shpreh për mundësinë e uljes në tryezën e bisedimeve të 5+1 me Iranin brënda vitit 2009.
Valero, duke folur për një fazë të re bisedimesh u shpreh se kjo mund të jetë edhe përpjekja e fundit për të arritur një marrëveshje me Teheranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›