E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, laburistët shkarkojnë 3 ish-ministra

Tre ish ministra në Britani janë shkarkuar nga Partia Laburiste në qeveri, pasi në mënyrë sekrete ishin filmuar duke pretenduar se do të lobonin tek disa ministra në këmbim të parave. Ish ministri i mbrojtjes, Xhef Hun, ish ministri i transportit, Stefen Bajers dhe ish minsitrja e shëndetësisë, Patricia Huit, janë shkarkuar mbrëmë, pasi u filmuan fshehurazi gjatë një investigimi të bërë nga dy organet mediatike "Sunday Times" dhe "Channel 4". Ata paraqiten duke mbajtur takime me firmat fiktive të Shteteve të Bashkuara, që thonin se dëshironin angazhimin e ish ministrave për punë lobuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›