E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Vendimi i GJND-së do të përshpejtojë integrimin e Ballkanit

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e vet këshillëdhënës për pavarësinë e Kosovës, do të rriten gjasat për një zgjidhje e cila do të sjellë deri te integrimi më i shpejtë i tërë Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Luksemburg, Jeremiç është takuar me shefin e diplomacisë së këtij vendi, Jean Asselborn, i cili ka pohuar se beson se pas dhënies së mendimit nga GJND, Serbia do të marrë vendime të cilat do të jenë në favor të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, më herët gjatë një takimi me studentë në Beograd, ministri i Jashtëm serb ka deklaruar se pavarësia e Kosovës dhe Bosnjës, apo integrimi i vendeve të rajonit në NATO janë zgjidhje të përkohshme dhe jo afatgjata, duke iu referuar kështu tezave ruse për këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›