E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: Izraeli përgjegjës për keqpërdorimin e pashaportave

Britania do të dëbojë një diplomat izraelit lidhur me akuzat për përdorimin e 12 pashaportave të fallsifikuara britanike në vrasjen e Dubait.
Deklarata e ministrit të jashtëm britanik, Dejvid Miliband u bë gjatë një seance parlamentare. Qeveria britanike ka arsye të fuqishme që të besojë se Izraeli është përgjegjës për keqpërdorimin e pasaportave britanike në vrasjen e Dubait.
"Kam kërkuar që një anëtar i ambasadës së Izraelit të largohet nga Britania si rezultat i këtij problemi, largim që po ndodh aktualisht", tha Miliband. Ai shtoi se ka marrë garanci nga Izraeli se nuk do t'i keqpërdorë në të ardhmen pashaportat birtanike.
Janarin e këtij viti, në një nga hotelet e Dubait, u vra Mahmud al Mabuh, një nga udhëheqësit e Hamasit. Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe ka akuzuar Mosadin, shërbimin izraelit të zbulimit për përfshirje në vrasje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›