E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Drucas: "Maqedonia Veriore" kërkesë e Greqisë

Emri "Republika e Maqedonisë Veriore" është në kuadër të pozicioneve greke për tejkalimin e kontestit të emrit. Kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin "Skaj", shefi alternativ i diplomacisë greke, Dimitris Drucas, duke komentuar pyetjen nëse ky propozim dhe vullneti i SHBA-ve ofron mundësi për zgjidhjen e kontestit.
"Dihet se zoti Nimiç dha idenë për emrin 'Republika e Maqedonisë Veriore'. Pozicioni grek rreth kontestit është me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm dhe mendoj se secili që përdor logjikën e tyre do të shihni se kjo ide e dhënë është në kuadër të mendimeve të palës greke", thotë Drucas.
Ndonëse në intervistën Drucas disa herë përsëriti se Greqia mbështet integrimin euroatlantik të Maqedonisë, megjithatë, thekson se pa zgjidhjen e emrit nuk do të ketë përparim nëse çështja për hapjen e negociatave aderuese ngritët gjatë presidencës spanjolle.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›