E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, liberal-demokratët shqyrtojnë me mosbesim propozimin



Pas zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, konservatorët dhe liberal-demokratët kanë rënë dakord për bisedime, për të parë mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar. Lideri i liberal-demokratve Nik Kleg është takuar me deputetë të partisë së tij, për të biseduar rreth kushteve që i kanë ofruar Konservatorët. Kleg po përballet edhe me mosbesimin e partisë së tij, me idenë se propozimet e konservatorëve nuk janë të kënaqshme. Oferta nuk përfshin ndryshim në sistemin zgjedhor, një nga çështjet kyçe të liberal-demokratëve. Pritet që bisedimet të vazhdojnë për disa ditë më radhë. Partia Laburiste, e cila është në fuqi që nga viti 1997, pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet e 6 majit. Ditën e djeshme, lideri i liberal-demokratëve tha se bisedimet janë përqendruar kryesisht tek çështja e taksave, arsimimit, reformave ekonomike dhe atyre politike. “Këto janë çështjet kryesore të cilat do të na drejtojnë të vazhdojmë bisedimet. Kriza në Greqi kërkon formimin e shpejtë të qeverisë britanike, për të reduktuar difiçitin. Megjithatë, ende nuk dihet se sa do të zgjasin bisedimet mes qeverive. Nga ana tjetër, lideri i laburistëve Gordon Braun është shprehur se nëse Kameron nuk e krijon dot qeverinë, atëherë i takon partisë së tij të nisë bisedimet për koalicion. Zgjedhjet e 6 majit nuk i dhanë asnjërës forcë politike shumicën në parlament.

10 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›