E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, masa të rrepta sigurie për familjet mbretërore

Britania miraton masa të reja sigurie për familjen  mbretërore. Brenda kësaj jave masat e reja do te hyjnë në fuqi brenda javës bën të ditur ministri i brendshëm dhe janë marrë pas incidentit ku Rolls Rojsi me të cilin udhëtonin princi Charles dhe gruaja e tij Kamila u  sulmua nga një grup manifestuesish në kuadër të protestës kundër rritjes së tarifave universitare. Përsa I përket trazirave të së enjtes së kaluar ministri deklaroi se veprimet ishin jo akte të një grupimi të vogël, por të një numri të konsiderueshëm.

Policia është e bindur se mes të rinjve ishin infiltruar dhe banda kriminale të dhunshme. Në këtë kuadër Scotland Jard publikoi foto të të rinjve të cilët janë shpallur në kërkim në lidhje me protestat e dhunshme. Deri tani janë 35 të arrestuarit ndërsa është polemizuar dhe mbi qëndrimin e forcave të rendit.

Teknikat e përdorura nga rreth  2.800 agjentë për të mbrojtur parlamentin, masa të cilat shpesh rezultuan joefikase. Sfida për mbrojtjen e familjes mbretërore  pritet të arrijë kulmin ndërsa në Windsor pregatiten për atë që mediat e kanë pagëzuar si martesën e shëkullit, mes princit  William dhe Kate Middleton

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›