E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori i klubeve, Inter gati për trofeun

Inter ka zbritur ne Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do te kerkoje triumfin ne Boterorin e Klubeve. Kampionet e Evropes do te luajne ndeshjen e pare te merkuren kunder koreano-jugoreve te Seongnam, te cilet vijne ne kete kompeticion si kampionet e kontinentit aziatik.

Nje sfide e rendesishme per skuadren italiane, e cila po kalon nje moment te veshtire ne kete sezon, nderkohe qe pozita e trajnerit rafael Benitez eshte shume e lekundur dhe ky turne duket si nje ultimatim ne lidhje me te ardhem e tin ne pankinen zikalter. Gjithsesi, spanjolli eshte shprehur i bindur se Inter do te fitoje kete trofe dhe se vazhdon i qete punen e tij perpos zerave mediatike qe qarkullojne rreth tij. "Une jam i qete, nderkohe qe skuadra beson te fitimi i Boterorit te Klubeve. Degjoj shume gjera, por nuk me bejne pershtypje.

Une vazhdoj te pergatis skuadren, e cila i ka gjitha mundesite te fitoje”, ka thene Benitez, i cili ne kete kompeticion do te kete ne dispozicion te gjithe skuadren, perfshi sulmuesin argjentinas Diego Milito. “Jemi stervitur shume dhe te gjithe duan te bejne nje paraqitje te mire. Do te japim maksimumin per te fituar”, ka thene Milito, i cili sezonin e fundit ishte nje nga lojtaret me te rendesishem te Interit, i cili fitoi titullin dhe Kupen ne Itali, si dhe Ligen e kampioneve ne Evrope.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›