Thaçi mesazh ngushëllimi Obamës për ndarjen nga jeta të Hollbruk

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit amerikan, Barak Obama, me rastin e vdekjes së diplomatit Riçard Hollbruk. “Me pikëllim morën lajmin për vdekjen e veteranit të diplomacisë amerikane, Riçard Hollbruke”, shkruan Thaçi dhe shton se i ndjeri “ishte ndër diplomatët më të njohur në nivel botëror, që dha kontribut të shquar në të gjitha misionet, duke treguar cilësitë e larta individuale dhe përfaqësimin e denjë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes anembanë globit”.
Sipas zotit Thaçi, “vdekja e veteranit të diplomacisë amerikane është humbje e madhe, jo vetëm për SHBA-të, por edhe për popujt, për të cilët ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e paqes dhe arritjen e lirisë” Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, thotë se “për qytetarët e Kosovës, vdekja e Riçard Hollbrukut është humbje e një miku dhe një zëri mbrojtës të interesave të Republikës së Kosovës”.