Subashi: Zgjedhjet e 8 majit, peng i politikës

Përgatitja e zgjedhjeve , po mbetet peng e politikës sipas nënkryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Situata sipas saj është jo normale, për këtë arsye Dëshira Subashi gjatë një interviste për Alsat i kërkon 2 forcave kryesore të hapin dritën jeshile për 8 majin.
"Zgjedhjet janë pjesë e politikës, politika ende nuk është në rrugën e saj për të qenë në një situatë krej normale për përgatitjen e zgjedhjeve. Vetë politika është pjesë e administrimit të procesit zgjedhor dhe sigurisht që të mëbrrihet në një proces zgjedhor të kërkuar, kërkohet një klimë tjetër politike, një situatë e cila për garuesit e politikës të jetë e barabartë. Kërkohet që ti jepet fund, ti jepet drita jeshile në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të barabarta për të gjitha palët, dhe të pranueshme për të gjitha palët", tha Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ.
Por cfarë do të thotë dritë jeshile për Komisionin Qëndror të Zgjedhje? "Drita jeshile është të dilet nga kjo situatë të mendohet për ndryshimet e domosdoshme të Kodit Zgjedhor, të administrimit zgjedhor, administratës zgjedhore për të cilat ka pretendime dhe kjo dtë arrihet pa diskutim nëpërmjet forcave politike me miratimin e ndryshimeve që kërkon kodi zgjedhor. Të mendosh që ka kohë, është kaq e pa imagjinueshme për mua. Koha ka ikur aq shumë, dhe afatet janë të ngushtuara për veprime konkrete, për afate konkrete që kërkon kodi zgjedhor", tha Subashi.
Larg paragjykimeve, ndërhyrja në kodin aktual zgjedhor para majit do të ishte një hap i duhur sipas Subashit, për të shmagur kontestimet që karakterizuan 28 qershorin.
Elona Gjylmi