E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet shtëpia e Hadërajve, Monument Kulture në Gjirokastër

Share

Banesa e madhe e Hadërajve, e vendosur në lagjen 11 Janari të Gjirokastrës, është përfshirë nga flakët gjatë natës së Pashkëve ortodokse.

Objekti monument kulture i kategorisë së parë ishte i pabanuar për momentin, ndërsa banorët e fundit e kanë lënë këtë ngrehinë vetëm vitin e kaluar për shkak se ajo kishte rrezik të shembej.

Godina 3-katëshe, një ndër më të veçantat për stilin e ndërtimit, ku prezantoheshin të gjithë elementët e një banese të tipit kullë ishte lënë në harresë prej vitesh, ndërsa pritej që të hynte së shpejti në listën e objekteve që do të restauroheshin.

Nga hetimet paraprake thuhet se shkaku i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike nga rrjeti tejet i amortizuar, por nuk përjashtohet edhe mundësia që një shkëndijë nga fishekzjarret e festës së Pashkëve të ketë ndezur zjarrin./TCH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›