Spahiu: Nuk ka Dibër të madhe dhe Dibër të vogël!

Takimin e ka përshëndetur kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, i cili e ka nisur fjalimin e tij duke deklaruar se “nuk ka Dibër të madhe dhe Dibër të vogël, ka vetëm Dibër KuqeZi”.
Ai ka deklaruar se për 22 vjet të gjitha qeveritë kanë gënjyer dhe mashtruar banorët e këtij rrethi për investime ineksizistente. “Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për të rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie”, deklaroi Spahiu.
Më tej kryetari i AK-së, u ndal tek mungesa e investimeve në këto zona të vendit tonë. “Peshkopia dhe Bulqiza as nga luftërat që kanë përjetuar nuk janë shkatërruar kaq shumë. Sot këto qytete ndodhen në gjendje mjerave dhe aspak të jetueshme për shkak se qeveria e Sali Berishës i ka fokusuar investimet në duart e monopolizuara të ministrave të tij”, deklaroi Spahiu.
Për Aleancën KuqeZi vijoi Spahiu Dibra është djepi i patriotizmit dhe bashkimi i fuqisë që kjo ndjenj përcon duhet të nisë një kapitull të ri për dibranët. “Zoti është mbi ne dhe jo Sali Berisha e askush tjetër, sepse për në Shqipëria është mbi të gjitha”, ka përfunduar. /Start/
2012-04-15 18:58