Britani, ngrihen pasuritë e pesë iranianëve

Britania ka ngrirë pasuritë e pesë iranianëve, si pasojë e dyshimeve për përfshirjen e tyre në një komplot për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.
Ky aksion përfshin dy të akuzuarit, Mansor Arbabsiar, një 56-vjeçar iraniono-amerikan, dhe Gholam Shakuri, një anëtar i dyshuar i Forcës së Kudsit të Iranit, i cili është i lirë.
Sekretari i jashtëm britanik Uilliam Hague, i tha Reuters se po priste që vendet e tjera të BE-së të ndërmarrin hapa të ngjashëm.