Kein kritikohet rëndë nga kundërshtarët

Konkurenti republikan për president Herman Kein u përball me sulme ndaj planit të tij për reformimin e takasave nga pothuajse të gjithë kundërshtarët në debatin e partisë mbrëmë në Las Vegas.
Diskutimi i nxehtë në shtetin Nevada thekson ngritjen e zotit Kein si një prej kandidatëve kryesorë në garën republikane për të fituar emrimin e kandidatit presidencial.
Zoti Kein, një drejtues i lartë i një kompanie picash që nuk ka mbajtur asnjëherë post politik, ka fituar mbështetje për planin e tij për të zëvendësuar sistemin aktual të taksave federale.
Kandidatët po ashtu diskutuan ndihmat e huaja, me guvernatorin Rik Perri dhe ligjvënësin Ron Paul që bënë thirrje për shkurtime të thella në shpenzimet për zhvillimin e huaj.
Ndërkohë, ish guvernatori i Masaçusets Mit Romni, i cili është përballur me pikpyetje mbi fenë e tij Mormone, mbrojti pikpamjet e tij fetare duke thënë se amerikanët duhet të zgjedhin një president në bazë të pikpamjeve politike dhe jo besimit fetar. Një anketë nga CNN para debatit sugjeronte një kryesim nga zoti Romni me 26 përqind ndërkohë që zoti Kein u radhit i dyti me 25 përqind.