E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gilad Shalit ushtari izraelit shkembehet me me shume se nje mije palestineze

Gilad Shalit, ushtari izraelit, është identifikuar nga trupat e Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite si shëndosh e mirë. 25 vjeçari ka kaluar kufirin palestinez dhe ndodhet aktualisht në Egjipt nën prezencën e përfaqësuesve Izraelit. Sipas BBC, Shalit nuk do të mund t’i nënshtrohet kontrollit të identifikimit pa kaluar më parë 50% e të burgosurve palestinez jashtë kufirit të Izraelit.

Nga mbi një mijë të burgosur në total që do të lirohen në këmbim të Shalit, janë 477, mes tyre 27 femra, të burgosur që do të lihen të lirë në fazën e parë. Rreshteri Shalit do të dorëzohet tek egjiptianet, në prani të përfaqësuesve të Izraelit.

Pasi lirimi i tij të jetë konfirmuar, Izraeli do të lirojë 27 gra të burgosura dhe rreshteri Shalit do të transferohet në Kerëm Shalom.Pasi ai të beje një bisedë telefonike me prindërit e tij dhe t'i nënshtrohet një vizite të shkurtër mjekësore, ai do të fluturojë me helikopter në bazën ajrore Tel NOF në Izrael.

Ndërsa kjo është në vazhdim e sipër, të burgosurit palestinezë të destinuara për në Gaza ose për tu dëbuar jashtë vendit do të kalojnë në Egjipt nga Kerem Shalom. Egjipti do të sigurojë që të dëbuarit të fluturojnë për në vendet pritëse, duke përfshirë Turqinë, Sirinë apo Katar.
Autoriteti Palestinez ka përgatitur pasaportat e reja për ata që do të dëbohen në vendet e treta, të cilat i janë dhënë ambasadorit egjiptian në territoret palestineze.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›