E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pritet të mbahet grevë 48 orëshe

Sindikatat që përfaqësojnë rreth gjysmën e fuqisë punëtore të Greqisë, pritet të fillojnë sot një grevë 48-orëshe.

Ata do të protestojnë kundër paketës gjithëpërfshirëse të masave shtrënguese që po pritet të kalojë në parlament këtë javë.

Kryeministri, Jorgo Papandreu, ka bërë apel të martën për mbështetje, duke krahasuar situatën e Greqisë me një luftë dhe u ka thënë deputetëve të partisë në pushtet PASOK, se ishte detyra e tyre të mbështetnin masat e reja.

Paketa përfshin ulje të mëdha të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, si dhe rritjen e taksave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›