Amnesty International: Kujdes me eksportin e armëve

Amnesty International, ka deklaruar se shumë vende që tani po mbështesin protestat në Lindjen e Mesme, kanë qenë furnizues të disa armëve të përdorura kundër demonstruesve.
Në një raport të ri, Amnesty International, ka studiuar transferimet e armëve në Egjipt, Libi, Jemen, Siri dhe Bahrein që nga viti 2005.
Sipas këtij studimi, në mesin e furnizuesve kryesor me armë për këto vende ishin Rusia, Shtetet e Bashkuara, Franca, Republika Çeke si dhe Bullgara.
Ky grup thotë se vendet duhet të forcojë kontrollet e eksportit të armëve, për të shmangur rrezikun që këto armë të përdoren për shkelje të të drejtave të njeriut.